Një person para kryeministrisë është shoqëruar me forcë nga policia.
Tensionet nisën pasi qytetarët u afruan përpara godinës së qeverisë për të ndezur qirinj. Ata u përplasën me policinë duke çarë kordonin rrethues.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u larguan nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në përfundim të protestës.