AKTUALITET

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve 

Protesta para Kuvendit vijon prej mëngjesit të sotëm, ndërsa protestuesit u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave pranë Kuvendit.

Protesta po zhvillohet kundër klasës politike në vend dhe në kundërshtim me reformën territoriale, për të cilën opozita ka mbajtur qëndrim kundër. Ndërkohë, mazhoranca vijon procedurat në Kuvend dhe është e vendosur të miratojë draftin për hartën e re territoriale.

Ndërkohëa brenda sallës së parlamentit po zhvillohet diskutimi për reformën territoriale.

Ambulanca ka mbërritur para ambienteve të Kuvendit, pasi situata është tensionuar. 

Është hedhur sprej me piper, ndërsa qytetarët kanë shfaqur shqetësime. Disa prej tyre shihen në tokë.

Një person ka pasur dëmtime në kokë dhe se nuk dihen se shkaqet. Qytetari është transportuar me ambulancë drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button