Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPorti i Durrësit në Kushtetuese/ Rama: Turp e poshtërsi e madhe, këta...

Porti i Durrësit në Kushtetuese/ Rama: Turp e poshtërsi e madhe, këta të shitur, pa fe, pa atdhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pasi opozita coi në Kushtetuese marrëveshjen për investimin në Portin e Durrësit nga kompania e Alabar. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri ka ripërsëritur akuzat e ndaj asaj që e quan “aleanca e rublave”. Më poshtë reagimi i tij i plotë.

Sulmi haxhiqamilist i Aleancës së Rublave dhe bedelave të saj kundër projektit të Portit Turistik të Durrësit është një turp dhe një poshtërsi e madhe në dëm të interesit të vendit, ndërkohë që tërbimi shpifarak është prova se i kanë bërë vetë tërë pisllëqet që akuzojnë!

Synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Akuzat haluçinante kundër një kompanie ardhja e së cilës është përveç të tjerash një imazh i ri fitues i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, janë tallja e radhës me ata shqiptarë që akoma i ndjekin pas këta të shitur, pa fe, pa atdhe, pa din e as iman…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME