Policia në Tiranë njoftoi finalizimin e një operacioni të koduar “Magnum” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Nisur nga disa informacione, policia thotë se u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T. Gjatë kontrollit fizik të 25-vjeçares, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis dhe ekstazi, së bashku me armën e zjarrit. Vijon puna për kapjen e shtetasve K. M., dhe G. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë.