Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga hajdutit profesionist, tentoi të vidhte para në zyrë postare

Pranga hajdutit profesionist, tentoi të vidhte para në zyrë postare

Lushnje – Tentoi të vidhte para, në zyrën postare të fshatit Gorre, vihet në pranga 32-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë për një tentativë vjedhjeje në zyrën postare, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij rasti.

Nga veprimet e shpejta operacionale, u arrestua shtetasi S. (A). GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Gorre, Lushnjë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka thyer derën e zyrës postare në këtë fshat, ka tentuar të vjedhë shumën e parave që ishin në këtë zyrë, por nuk ka arritur ta kryejë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME