Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPrangosen 6 të rinjë, u përplasën me policinë

Prangosen 6 të rinjë, u përplasën me policinë

Gjashtë persona kanë rënë në pranga pasi mbrëmjen e djeshme nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Ata nuk janë bindur për t’u larguar nga subjekti ku po qëndronin për shkak se kishte ankesa nga qytetarëve për zhurma.

Këta persona kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

“Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin T. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.” 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME