Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Meta në Turqi, pritet nga lideri i opozitës

Presidenti Meta në Turqi, pritet nga lideri i opozitës

Presidenti Ilir Meta vijon takimet zyrtare në Turqi ku këtë herë është pritur nga lideri i opozitës, kryetari i Partisë Republikane, Kemal Kiliçdaroglu. Kreu i shtetit bën me dije se kanë disktuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa thekson se e ka ftuar Kiliçdaroglun për një vizitë në Tiranë. “Më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij”.

Postimi i plotë

I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu.

Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.

E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME