Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione dhe risi fantastike, pasi në “Grand Panevino”, u zbulua surpriza më e re nga Volvo! Gjenerata e re, EX30, është modeli i ri mbresëlënës, 100% elektrik, i cili mahniti të ftuarit në eventin e veçantë.
Nën moderimin e Neada Muçajt, të ftuarit patën mundësinë të shijonin një eksperiencë të re, të cilën do ta mbajnë mend gjatë, me performanca dhe muzikë.
Për të mos harruar edhe qershinë mbi tortë: Modelin EX30, i cili u zbulua nga Drejtori Ekzekutiv i Volvo Car Albania, z. Erlind Bejkollari, që na prezantoi me veçantitë unike dhe teknologjike të modelit të ri EX30.
Për interiorin e EX30, inxhinierët janë frymëzuar nga natyra, duke gërshetuar bukurinë e ngjyrave elegante dhe funksionalitetin e materialeve të riciklueshme. Të gjitha elementet shkrihen në SUV-in e ri kompakt, të sofistikuar dhe inovativ.
Makina 100% elektrike është renditur e treta në botë për cilësitë, bukurinë e dizajnit dhe çmimin konkurrues, në një garë me 38 modele të tjera. Gjithashtu, makina garanton siguri maksimale për shoferët, pasagjerët, përmes sensorëve, parkimit automatik e ndër të tjera, edhe për pasagjerët, duke i mbrojtur ata nga aksidentet.
Modeli EX30, me gjithë hijeshinë e tij, gjendet ekskluzivisht në showroom-in e “Mektrin Motors”, në autostradën Durrës-Tiranë, km 6.
Eventi pati një sërë surprizash, duke përfshirë edhe një performancë magjepsëse nga violinistet e grupit Strin Girls, të cilat dhuruan shumë ndjesi pozitive.
Mes energjisë dhe shoqërisë së mirë, të ftuarit dëshmuan një tjetër sukses të gjigantit Volvo dhe u argëtuan në tingujt e muzikës së DJ Adam Reeves, sigurisht, me risitë, dizajnin minimalist dhe karakteristikat unike të EX30 në mendje. (Artikull Promocional)