Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREHiti i Shakiras zgjidhet si kënga zyrtare për ‘Copa America’

Hiti i Shakiras zgjidhet si kënga zyrtare për ‘Copa America’

Puntería’, nga Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF.

“Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë,” tha Shakira në një program të Univision.

Kënga, e cila ishte një nga hitet e mëdha të Shakirës në albumin ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, përfaqëson rikthimin e saj me botën e futbollit pas ndarjes me Gerard Piqué.

Kjo është hera e tretë që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli. Në vitin 2010, ‘Waka waka’ u vendos si kënga e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe në vitin 2014 ‘La la’  si kënga zyrtare e Kupës së Botës në Brazil.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME