Miliona përdoruesve të Instagramit u janë pezulluar llogaritë rastësisht(dhe as Instagrami nuk e di se çfarë po ndodh).Të hënën në mëngjes, miliona përdorues të Instagram u bllokuan nga llogaritë e tyre dhe u përshëndetën me një mesazh që thoshte: “Ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022”. Nëse jeni një nga ata njerëz, mos u frikësoni (ende). Sipas një deklarate nga platforma e mediave sociale, ata po punojnë për një zgjidhje për të rregulluar ndërprerjen.
Downdecetor aktualisht tregon mijëra raporte të aplikacionit që nuk funksionon.
Një njoftim u është shfaqur mijëra përdoruesve që u thotë se “ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022”.
Platforma e konfirmoi çështjen në Twitter, duke thënë:
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë çështjen dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”
Pezullimet gjithashtu duket se po bëjnë që numri i ndjekësve të bjerë në mënyrë dramatike.
Një vështrim i shpejtë në llogarinë e Cristiano Ronaldos (personi më i ndjekur në Instagram) tregon se ka humbur 3 milionë ndjekës nga 493 milionë që kishte vetëm një ditë më parë, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është ulur me mbi 1 milion.