Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËQëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Qëllohet për vdekje anëtari i grupit Migos

Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje në Houston.

Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween. Policia u thirr për të shtënat në një rrugicë rreth orës 2:40 të mëngjesit të së martës, sipas KPRC-së, (radio) degë e NBC-së në Houston.

Reperët dyshohet se po luanin me zare me një grup njerëzish të tjerë kur shpërtheu një përleshje dhe dikush hapi zjarr, duke qëlluar në Takeoff. Bëhet me dije se Quavo nuk ishte lënduar.

“Oficerët thanë se kur arritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe dhe një burrë me plagë në kokë ose qafë. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje”, tha HPD për degën e NBC KPRC.

Hiti kryesor i Migos ishte “Versace” në 2013, një këngë më vonë me Drake. Treshja e repit vazhdoi të dominonte listat me bashkëpunëtorë të tjerë, duke përfshirë Katy Perry, Lil Uzi Vert, Nicki Minaj, Jay-Z, Beyonce dhe Cardi B.

Departamenti i policisë shkroi në Twitter se oficerët e saj iu përgjigjën të shtënave në qendër të Huston-it dhe se një viktimë u gjet e vdekur. Më vonë shtoi se dy viktima të tjera “u dërguan me automjete private në spitale”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME