Prokuroria Fier sekuestron 37 pasuri me vlerë 2.5 milionë euro të vëllezërve J.H. dhe G.H të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin pasuror nr. 2, të vitit 2023, që lidhet me pasuritë në zotërim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetasve J.H e G.H, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit. Ky procedim pasuror, është regjistruar sipas ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe veprimet verifikuese/hetimore të kryera nga seksioni i policisë gjyqësore të Prokurorisë Fier. Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve”, neni 283/a i Kodit Penal.
Nga veprimet e shumta dhe komplekse verifikuese/hetimore pasurore të kryera, shkëmbimit të informacionit me organet ligjzbatuese, kryerjes së ekspertimit kontabël, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogaritë bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregëtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milion Euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H., si më poshtë:
- Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri të llojit “bodrum garazhde” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri të llojit “bodrum garazhd” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
- Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 103.8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 78.7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
- Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
- Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnje;
- Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnje.
- Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnje;
- Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnje;
- Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnje;
- Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnje;
- Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnje;
- Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
- Pasuri e luajtshëme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
- Pasuri e luajtëshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
- Subjektit tregëtar PF, me emër “Xh. H.”.
- Subjekt tregëtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.
- Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
- Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palester, hapesire per aktivitete te ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të administroje, të bleje, të shese,...”.
- 6 (gjashtë) llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro dhe 1,575.142 (njëmilion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzetë e dy) Lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.
Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.
Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.