Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

SA TË ZINJ JANË!

Nga Dritan Gaba – Komentet pas ndeshjes se djeshme treguan pse ne pergjithesi shqiptaret jane kaq te nenshtruar edhe te manipulueshem.
Pse nuk ecim perpara si komb.
Sa te zinj jane!

Nje mori sharjesh, fyerjesh, akuzash te ndyra pa asnje princip e baze!
Njerez qe nuk kane luajtur njehere ne jeten e tyre ne nje fushe reale futbolli, marrin persiper te komentojne djersen e mundin e nje ekipi kombetar.
Akuza me e ndyre ishte ajo e shitjes se ndeshjes. Keta plehra qe akuzojne ata djem per shitje ndeshjesh kane shitur gjithe jeten gjithçka te tyre , nga prinderit, motrat dhe voten pa asnje problem.

Te akuzosh per shitje ndeshjeje dhe te besh me balte 25 djem qe japin shpirtin ne fushe dhe nje staf teknik qe eshte i perkushtuar ne maksimum, profesioniste te klasit te pare eshte ta kesh shpirtin e zi dhe te kesh shitur çdo pjese te dinjitetit tend me pare.
Ekipi keto dy ndeshje ishte shume i releksuar. Kshte mungese perqendrimi sidomos ne ndeshjen e dyte se kishin siguruar gjithshka qe u duhej.
Silvinjo ky zoteri i madh, profesionist i jashtezakonshem, model i futbollistit dhe drejtuesit, qe deri dje keta qe e shajne sot e vishnin me flamur shqiptar, beri shume mire qe beri nje rokoade lojtaresh ne ekip.

Ekipi mbreme nuk kishte ne njembedhjeteshen e tij 5 lojtare te ekipit fitues. Normale qe kjo te ndikoje edhe tek ekipe shume me te medha se Shqiperia.
Lojtaret nuk kishin perqendrimin maksimal dhe normal qe nuk mund ta kishin. Ata qe kane luajtur futboll e dine se sa ndikon perqendrimi ne nje ndeshje futbolli.
Aq me teper qe ekipi kundershtar ishte shume i perqendruar dhe do te te jepte gjithshka ne fushe se nuk kishin asgje per te humbur. Edhe çeket nje ndeshje me pare hoqen keq me kete kundershtar duke fituar me rezultatin minimal 1 me 0, kur i duhej nje fitore patjeter. Kur ekipi çek kishte nje perqendrim maksimal ndaj kesaj ndeshjeje.
Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar nje vleresim maksimal per ekipin kombetar dhe ka nje rezultat fantastik ne punen e saj. Drejtuesit e saj duhen falenderuar per kontributin e dhene, per perzgjedhjet e stafeve drejtuese te ekipit kombetar dhe kushteve te krijuara per lojtaret.

Nejse se e zgjata pak. Pasndeshja tregoi pse ky komb eshte i ndare ne pese shtete.
Pasndeshja tregoi pse zilia, mllefi dhe urrejtja primitive ndaj sakrifices dhe punes se tjetrit jane “fanaret” ndriçues te nje pjese te madhe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME