Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Banorët e Bërxullës: Do kalojmë në forma ekstreme

Protesta/ Banorët e Bërxullës: Do kalojmë në forma ekstreme

Edhe kjo e diel i ka gjetur banorët e Bërxullës në protestë, të cilët kundërshtojnë projektin për rrugën Thumanë-Kashar.

Banorët shprehen kundër shembjes së pronave të tyre, pasi nuk janë dakord për vlerën e dhënë për kompensimin e tyre.

“Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë.

Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar.

Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre për mediat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME