AKTUALITET

Protesta e 105-të në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Protesta e 105-të kundër qeverisë ka nisur në Tiranë me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora.

Protestuesit u nisën nga qendra e kryeqytetit dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Edi Rama ka mbaru”, “Dorëheqje”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Poshtë narko-shteti”.

Në tubim janë bashkuar edhe qytetarë të ardhur nga diaspora, ndërsa protestuesit kërkuan largimin e qeverisë dhe arrestimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ata akuzuan qeverinë bashkëpunim dhe mbrojtje të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button