AKTUALITET
Protesta e 8-të nga PD/ Demokratët në një marshim-protestë nga Kryeministria

Kryedemokrati Sali Berisha doli nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, dhe tani ndodhet drejt Kryeministrisë. Marshim-protesta stacionohet fillimisht te Kryeministria dhe më pas do të zhvendoset si zakonisht te korpusi i ministrive dhe godina e Kuvendit.
Pavarësisht motit me shi, protestuesit po mbajnë pankarta dhe duke lëshuar slogane politike kundër qeverisë ”Rama 4”. Marshimi deri më tani po mbahet në një atmosferë të qetë dhe me prani të shtuar të forcave të policisë përgjatë itinerarit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Organizatorët e protestës kanë deklaruar se qëllimi i saj është të shprehë pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe të kërkojë ndryshime politike.








