Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta e opozitës para Kuvendit, rreth 400 efektivë në terren

Protesta e opozitës para Kuvendit, rreth 400 efektivë në terren

Për pak minuta pritet të nisë protesta e opozitës para Kuvendit. Opozita lajmëroi protestë pas publikimit të puntatës së dytë të reportazhit investigues për Shqipërinë të televizionit italian Rai 3. Raportohet se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë

Gjithashtu raportohet se protestuesit janë parë me goma para Kuvendit. Në protestën e kaluar të opozitës para bashkisë së Tiranës u dogjën disa goma duke krijuar tym dhe tensione. Pritet që gjatë kësaj proteste të ketë djegie të tjera të gomave.

Para grumbullimit të protestuesve u raportua se rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME