Në fshatin Imsht të Lushnjes, prodhuesit e shalqirit janë ngritur në protestë sepse nuk po shesin atë që kanë mbjellë.
Fermerët ankohen se tokat janë plot me prodhim, i cili është në sezon vjeljeje. Megjithatë ndonëse ka prodhim ata thonë se aktualisht shalqiri po tregtohet me 10 ose 8 lekë për kilogramë, çmim ky nën kosto pasi sipas tyre nuk arsyeton dot as koston e prodhimit.
Fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit me pretendimin se bllokojnë qëllimisht mbledhjen e produktit për të ulur sa më shumë çmimin e prodhuesve dhe duke rritur fitimin e tregtarëve eksportues.
Protestës i është bashkuar dhe deputeti socialist i zonës, Erion Braçe i cili ka fajësuar për situatën Ministrinë e Financave. Ai sugjeroi që shteti të krijonte pika grumbullimi në mënyrë që t’u hiqte monopolin tregtarëve privatë.