Pedagogët po mbajnë një protestë në Korpusin Universitar, pasi kërkojnë rritje të rrogës dhe kushte më të mira në punë. Sindikata e Pedagogëve lajmëroi protestën një ditë më parë. Ata deklarojnë se vijojnë të jenë të vendosur për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Këtë herë në protestë ata kanë thirrur edhe studentët, për të ngritur zërin dhe për shqetësimet e tyre. Një ndër to është çështja e tarifave.