AKTUALITET
Protestuesit nisin variantin “C”/ Do rrethojnë kryeministrinë ditë-natë!

“Nëse duhet të flemë këtu, këtu do të flemë. Nëse na duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Nëse duhet të rrethojmë Parlamentin, do ta rrethojmë, por asnjë nuk hyn e as nuk del më nga aty”- u shpreh një nga drejtuesit e protestës.
Burime brenda turmës tregojnë se durimit po i vjen fundi nga protestuesit ndaj mund të kalojnë në variantin B, ku do të rrijnë ditë-natë në bulevard ose varianti C të rrethojnë kryeministrinë me të rinjë për të mos lenë asnjeri të hyjë e dalë nga kryeministria.
Ky variant do të sjellë përplasje mes palëve, gjë të cilën askush nuk e dëshiron, përveçse një pjese nga ata që e organizojnë.







