Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREProvohet shorti për “Euro 2024”/ Shikoni me kë i ra Shqipërisë

Provohet shorti për “Euro 2024”/ Shikoni me kë i ra Shqipërisë

Tifozët do të duhet të presin deri në 2 dhjetor kur në Hamburg të Gjermanisë do të hidhet shorti për të mësuar ndarjen e grupeve të evropianit të vitit të ardhshëm. Siç dihet, do të jenë 4 vazo ku në të parën janë ekipet më të forta dhe në të katërtën ato që konsiderohen si më të dobëtat. Shqipëria ndodhet në vazon e dytë.

Gazeta britanike The Sun është bërë e paduruar dhe ka provuar të hedhë vetë goglat duke bërë një parashikim. Kështu Shqipëria do të kishte një grup mjaft interesant me rivalë të grupit: Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar:

Grupi A: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A
Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi
Grupi C: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C
Grupi D: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi E: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër
Grupi F: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B

Saaaasd
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME