Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDalin SMS-të/ SPAK: Polici ndihmoi në planin për vrasjen e dy vëllezërve...

Dalin SMS-të/ SPAK: Polici ndihmoi në planin për vrasjen e dy vëllezërve Nela

Dosja e plotë e SPAK që çoi në pranga ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e komisariatit nr.6, Dedian Gjoni ka nxjerrë detaje interesante. Në dosjen prej 104 faqesh të cilën SPAK e ka dorëzuar në gjykatë dhe që lapsi.al e ka siguruar të plotë tregohet edhe për planet e vrasjes së dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela. I interesuar për këtë ka qenë Bujar Ajeti dhe Ismail Zeneli. Ata janë ndihmuar nga zyrtari i policisë Dedian Gjoni i vënë në pranga, aktualisht shef i krimeve në komisariatin 6.

“Rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me përdoruesin e DMI6CF, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela” – thuhet në dosjen e SPAK. Më pas tregohen edhe komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC.

“Në orën 08:52:47 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF, dhe i dërgon mesazhet:

“…Q3QNV9–M_gjes, Si tkam, A je ne pune…

DMI6CF— Gjes..

Q3QNV9–Te vij te takoj…

DMI6CF–Po ne zyre…

Q3QNV9–PO vi andej…

DMI6CF–Ok, Ketu me ke..

Q3QNV9-Ok…”

SPAK thotë se në këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e çatit MQL4P3:33 dhe i tregon që është në Kamëz.

Ai ka dërguar mesazhet:

“…Q3QNV9–A po del ne kamez…

WOXV2L–Po fleta daj… Per sa je ne kamez…

Q3QNV9–Ktu jam…”

Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

“…..Q3QNV9–Shok, Jam ktu…

DMI6CF-Dola..

Q3QNV9– Shok jam me ca familiar…Takona 5 min…

DMI6CF–Une dola… Haha…Ok..Me thuaj kur te litoheah…

Q3QNV9–Nji min…Ku je…Shok jam perball policise…Shok…

DMI6CF–Ku je…Sa hyra brenda…

Q3QNV9–audiofile. Jam tek policia, përballë noterisë, qenka një noteri Gjorgja, Gjorga. Ktu në cep të policisë jam…

DMI6CF–audiofile. Je në makinë apo në këmbë? Hajde hajde, a do vish ktu te unë apo të dal jashta?…

Q3QNV9–audiofile. Deshta me ardh me ty 2 minuta, se smun rri me ty se kam ca njerz që jam duke shku me pa, me pi një kafe me një vdekje…

Q3QNV9–audiofile. Jam tek drejtoria, drejtoria e policisë, ktu ku është, ku janë duke nxjerr pasaporta, ku dë gjë….”

Në orën 11:40:50, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e JTD0FN, e pyet se si quhet “qerosi” ku i referohet përdoruesit të DMI6CF dhe i tregon që është tek puna e tij, e DMI6CF.

Ai dërgon këtë mesazh: “… Si e ka emrin, Qerosi?…..Se erdha ktu ke puna ktij… Thash ta pyes…”

Në orën 11:43:30, CC4 RE2 duke qenë se është në Elbasan me Ismail Zenelin, komunikon me përdoruesin RFKS6F dhe i tregon që “Jemi në Elbasan”. Ndodhet në Elbasan për të takuar dikë për të marrë disa info. Ai dërgon mesazhet:…O bos…Po presim me taku ate…Per infon…”.

Në orën 12:00:20 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e CC4RE2, dhe i dërgon foton e një personi pa flokë, që punon në një kompjuter ku pjesa e majtë e ekranit ka karakteristika të ndërfaqes hyrëse të sistemit TIMS.

CC4RE2 i kërkon që të shkruajë të dhënat ose tja dërgojë me fotografi, duke dërguar mesazhin: “… CC4RE2–”Merri t shkrume, Ma mire, Ose beji foto…”

Pas kësaj kërkese të CC4RE2 janë dërguar nga Q3QNV9 fotografitë e raporteve TIMS të Albert dhe i Edmond Nela si dhe automjete në sistemin E-Gjoba.

Në orën 17:34:57, përdoruesi RFKS6F, njëjti që ka komunikuar me CC4RE2 në orën 11:43:30, pyet CC4RE2 nëse kanë mbaruar punë në Elbasan. CC4RE2 i tregon që kanë mbaruar punë dhe ndodhen në Tiranë, ata zhvillojnë bisedën:

“…RFKS6F–Boss a marut…

CC4RE2-Po…Sa marum…

RFKS6F–Ok ke lagjia jemi… Ok ke lagjia jemi…Boss…

CC4RE2–Te trokadero…”

Në orën 15:56:58 deri në orën 18:45:14 DMI6CF komunikon me përdoruesin e Q3QNV9, dhe i kërkon që ta takojë pasi do ti japë një pasaportë, të cilën dyshohet se Ismail Zeneli duke qenë se ditën e nesërme datë 10.02.2021 largohet për në Spanjë, të ja japë një të njohurit të shtetasit Dedan Gjoni, që ndodhet atje.

Ata shkëmbejnë mesazhet:

“…DMI6CF–Cpb shok..Je kthyer ne te…Tr… Une tek Grace jam…

Q3QNV9–Ok erdha…

DMI6CF–Shok a je larg…Po qe se kalon edhe nje second… Te jap nje passaporte me vete…

Q3QNV9–Po…

DMI6CF– Te pres ketu ose me thuaj ku je se vij une…

Q3QNV9…Te trokadero… Te kompëeksi dinamo…Te komuna parisit… A e di…

DMI6CF– Ok se vij aty…Kur te jem jashte te shkruaj…

Q3QNV9–Ok, Ktu po t pres…

DMI6C F–Jashta jam…

Q3QNV9–Mthuj e dal……”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME