“Unë jam Giorgia, jam nënë, jam grua, jam italiane dhe jam e krishterë”. Kështu e përkufizoi veten Giorgia Meloni në një nga sloganet e saj të famshme propagandistike, por që kur u zgjodh kryeministre ajo kërkoi nga mediat ta thërrisnin duke përdorur njëjësin mashkullor (“kryeministri”) dhe shumë e bënë.
Ka shkaktuar reagime të shumta provokimi i faqes së parë të gazetës italiane “Libero” që në vend të titullit “Njeriu i Vitit” ka quajtur “Burri i vitit”, kryeministren italiane Giorgia Meloni. Drejtori i redaksisë Mario Sechi, ish-zëdhënës i kryeministres bëri një shpjegim për zgjedhjen e tij.
“Ajo i dha fund luftës së gjinive. Ajo fitoi, mendon ndryshe, është divergjente, mposhti arrogancën e meshkujve dhe disfatizmin e femrave. Nuk u thye. Giorgia Meloni ka kaluar testin e vitit 2023” – thotë ai.
“Meloni i ka projektuar kundërshtarët e saj sikur janë në një dimension gërryerjeje të përjetshme. Lidere, femër por jo feministe. Giorgia është njeriu i vitit” – nënvizon shkrimi.
Kopertina e gazetës italiane po shkakton debat në rrjetet sociale. Ka nga ata që mendojnë se është një provokim ndaj gazetës “L’Espresso”, e cila pak ditë më parë vendosi Elena Cecchettin, motrën e Giulias, të vrarë nga ish-i i saj Filippo Turetta, si personazh i vitit. ©LAPSI.al