POLITIKË

PS hap fushatën, Rama thërret takim të madh në Tiranë

Partia Socialiste do të bëjë hapjen e madhe të fushatës më 12 prill në një takim që do të mbahet në Tiranë. Ky është vendimi i fundit i marrë nga selia rozë.

Data 12 është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE. Ndërkohë mësohet se ditën e premte në të gjithë qarqet socialistët do të organizojnë takim me gratë.

Fillimisht ishte menduar që fushata do të hapej në formën e lidhjeve direkte nga cdo qark, por ky variant u rrëzua për shkak të vështirësive teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button