Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut.
Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematologu dhe serologu nga Vjena, Karl Landsteiner. Ditëlindja e tij,14 qershori i vitit 1868, përkujtohet çdo vit, në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut.
Landsteiner zbuloi të ashtuquajturin sistem AB0 të grupeve të gjakut në vitin 1900. Për këtë zbulim ai mori në vitin 1930 “Çmimin Nobel në Psiokologji dhe Mjekësi”. Zbulimi i tij ishte gur themeli për mjekësinë.
Grupi i gjakut trashëgohet
Grupin e gjakun duhet ta dijë në fakt gjithkush, sepse në rast aksidenti infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakune duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë. Por vetëm pak njerëz e dinë se ç’grup gjaku kanë.
Grupi i gjakut përcaktohet nga genet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur ABo (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Në rastet e dhurimit gjaku duhet të ketë të njëjtin grup si për dhuruesin edhe për marrësin. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund të bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut.
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut bën të qartë se sa të nevojshëm dhe të kërkuar janë dhuruesit e gjakut. Sepse shumë pak vetë dhurojnë gjak. Sa e rëndësishme është të dhurosh gjak, bëhet e qartë kur dikush ka nevojë vetë për transfuzion gjaku.