Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPse Rama mbajti të fshehtë takimin me ministrin e jashtëm turk

Pse Rama mbajti të fshehtë takimin me ministrin e jashtëm turk

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan vizitoi Tiranën këtë të hënë në një vizitë zyrtare. Fillimisht ai takoi homologun e tij, Igli Hasani me të cilin bëri edhe deklaratë për shtyp, por nuk u lejuan pyetje nga gazetarët.

Më pas erdhi një njoftim për takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Edhe ky i fundit bëri një deklaratë për mediat dhe një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me komentin e shkurtër: “Kënaqësi të prisja sot Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan. Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë të një rëndësie strategjike”.

Por kreu i diplomacisë turke ka pasur edhe një tjetër takim të rëndësishëm, atë me kryeministrin Edi Rama. Çuditërisht ky i fundit e ka kaluar në heshtje këtë takim duke mos bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.

Ndryshe ka vepruar ministri i jashtëm turk që ka dokumentuar të gjitha takimet në rrjetet e tij sociale. Në rrjetin X ai ka publikuar foto dhe video nga takimi me Ramën.

Ministri i jashtëm turk vizitoi edhe xhaminë e re të Namasgjasë (video poshtë), por ra në sy mungesa e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, një “i padëshiruar” për Ankaranë i akuzuar si i lidhur me organizatën FETO.

Gjatë deklaratës me ministrin Hasani, kreu i diplomacisë turke kërkoi largimin e gylenistëve nga Shqipëria.

“Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë” – tha ministri turk para gazetarëve.

A ishin kërkesat e Ankarasë ato që mërzitën Ramën duke bërë që të kalojë në heshtje takimin?

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME