Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet

Pse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira.

Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzëninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

rganizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet
Meshkujt: 90 miligramë në ditë

Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)

Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë

Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë

Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë.

Ushqimet më të pasura me Vitaminë C
Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.

Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.

1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.

1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.

Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Më poshtë do të gjeni shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C.

Vitamina C dhe stresi
Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.

Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.

Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.

Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.

Probleme me dhëmbët
Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.

Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.

Sistem të dobët imunitar
Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.

Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.

Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.

Plogështi
Anemia prek me qindra shqiptarë.

Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.

Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.

Shtim në peshë
Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie./AgroWeb.org

POSTIME TË NGJASHME

Mjalt apo sheqer?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME