Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG 2 - 1 Toulouse pa Neymar e Mbappe

PSG 2 – 1 Toulouse pa Neymar e Mbappe

Në javën e njëzet e dytë të Ligue 1, Paris Saint-Germain triumfoi me përmbysje 2-1 në shtëpi kundër Toulouse.

Pa Neymar dhe Mbappe, kryeqytetasit u morën përsipër nga Messi dhe Hakimi. Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 20′ me goditjen e lirë të van den Boomen. PSG u përgjigj me goditjen spektakolare të mbrojtësit maroken (38′). Në pjesën e dytë, kampioni i botës me Argjentinën nga jashtë zonës (58′) përfundoi përmbysjen. PSG shkëputet tani në + 8 ndaj Marseille.

Paris Saint-Germain triumfoi 2-1 ndaj Toulouse në Parc des Princes. Skuadra e Galtier e nisi keq dhe pas 14 minutash humbi Renato Sanches për shkak të një dëmtimi. Pa Neymar dhe Mbappé, parisienët vuajtën në sulm dhe në minutën e 20′ miqtë kaluan në avantazh. Me një goditje dënimi, van den Boomen mposhti Donnarumma, jo pa faj në këtë rast. Vendasit reaguan me shpejtësi, me Messi që iu afrua eurogolit, duke goditur direkt shtyllën nga këndi. Goli i 1-1 erdhi vetëm pak minuta nga mbyllja e pjesës së parë. Në minutën e 38′ Hakimi goditi fuqishëm me të majtën, duke e dërguar topin pas shpinës së Dupé.

NËN SHENJËN E MESSI

Në pjesën e dytë Parisi rriti ritmin dhe në minutën e 58′ përfundoi rikthimin. Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi arrin në hyrje të zonës te Messi, që firmosi 2-1. Pas avantazhit, Marquinhos dhe shokët e tij nuk e humbën përqendrimin dhe i shkuan afër edhe 3-1. E megjithatë, Toulouse nuk doli nga loja. Në minutën e 80′, van den Boomen provoi sërish me një goditje dënimi, me Donnarumma që këtë herë e ndali. Në fund u bë stresuese ofensiva e miqve, por formacioni i Galtier rezistoi dhe goditi shtyllën me Messi në fund. Përfundoi 2-1, me PSG që fluturoi në 54 pikë dhe shkon +8 ndaj Marseille. Toulouse mbetet i mbërthyer në kuotën e 29 pikëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME