Paris Saint-Germain merr një sukses të thjeshtë 3-1 ndaj Lens në Ligue 1 dhe shkëputet në krye të renditjes. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 19-të me një lojtar më pak, pasi Abdul Samed doli me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Hakimit.
PSG diktoi ritmin e sfidës, ndërsa golin e parë e gjeti pas 31 minutave lojë me Mbappe. Vetëm 6 minuta më pas Vitinha do të realizonte golin e dytë për ekipin e tij.
Ndërsa në minutën e 30-të Messi realizoi golin e tretë dhe të fundit për ekipin e parizienëve. Nga ana tjetër Lens e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 60-të me Frankowskin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas javës së 31-të të Ligue 1, PSG kryeson e qetë me 72 pikë, ndërkohë Lens renditet në vend të dytë me 63 pikë.