Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG fiton ndaj Montpellier, Mbappe humbet dy penallti (vidio)

PSG fiton ndaj Montpellier, Mbappe humbet dy penallti (vidio)

PSG ka arritur të triumfojë lehtësisht ndaj Montpellier, me rezultatin 1 me 3, por ishte një mbrëmje jo për Mbappe. Sulmuesi francez arriti të fitonte një 11-metërsh, që në minutën e 7’-të e cila u humb . Arbitri vendosi që kjo penallti të përsëritej dhe sërish nga pika e bardhë e penalltisë Mbappe gaboi sërish.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me një gol të anuluar të Achraf Hakimi në minutën e 52’-të, por vetëm 3 minuta më vonë, Fabian Ruiz përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe gjen rrugën e rrjetës për të tijët. Goli i dytë do të vinte po nga këmbët e Ruiz, i cili këtë herë shërben për Leo Messin brenda në zonë, me këtë të fundit që çon lehtësisht topin prapa shpatullave të Lecomte.

Për golin e nderit mendoi Nordin, ndërkohë që te skuadra pariziene do të shënonte Zaire-Emery, i cili shënoi golin e parë me fanellën e PSG, në një ndeshje zyrtare. Me këtë fitore, PSG arrin në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se rivalët e Marseille të vendit të dytë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME