Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT PSG kalon 1-2 Juventus, humbet vendin e parë, ja verdiktet e fundit...

 PSG kalon 1-2 Juventus, humbet vendin e parë, ja verdiktet e fundit në Champions (vidio)

Janë përcaktuar tashmë 16 skuadrat që kalojnë në raundin me eleminim direkt në Champions League.

Milan ishte i fundit që u bashkua me më të mirët në 1/8, duke triumfuar 4-0 në sfidën direkte me Salzburg. Janë përcaktuar edhe forcat e para të grupeve, me Manchester City e Chelsea që ishin të sigurtë. Nuk i ka mjaftuar PSG fitorja 1-2 në Torino kundër Juventus. Rezistenca e bardhezinjve me 11 mungesa bëri që diferenca e golave të shkonte për Benfica, fituese 1-6 ndaj Maccabi Haifa.

GRUPI E

Milani mposhti Salzburg 4-0 dhe u kualifikua në raundin e dytë të Champions League, si i dytë në grupin E. Në San Siro ishte mbrëmja e mrekullueshme e Olivier Giroud, autor i një dygolëshi dhe një asisti. Francezi zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi të Tonalit. Vendimtar Giroud edhe në spondin për Krunic, që mposhti me kokë Kohn (46′). Sulmuesi pastaj shënoi dygolëshin personal në minutën e 57′, duke mbyllur cështjen e kualifikimit. Në shtesë erdhi edhe pokeri i Messias (91′). Për kuqezinjtë pati edhe një shtyllë të Theo Hernandez dhe një traversë e Leao. Austriakët, pas një pjese të parë të mirë, u rrëzuan në pjesën e dytë dhe duhet të ngushëllohen me Europa League.

PËRMBYSJA E CHELSEA

Chelsea e mbylli fazën e grupeve duke përmbysur Dinamo Zagreb në Stamford Bridge. Blues triumfuan 2-1, me kroatët jashtë të gjitha garave. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 7 me goditjen me kokë të Petkovic. Festë që zgjati shumë pak, sepse pas vetëm 10 minutash Sterling barazoi. E majtë e pakapshme e anglezi në asistin e Aubameyang me thembër. 2-1 i londinezëve, megjithatë, erdhi pas gjysmë ore lojë me finalizimin e Zakaria. Në pjesën e dytë, sulmi i të besuarve të Cacic nuk solli barazimin, që gjithsesi nuk do t’i jepte asnjë kualifikim. Chelsea i Potterit, nga ana tjetër, harroi 4-1 në Premier League me Brighton dhe mbylli grupin E me 13 pikë, 3 më shumë se Milan.

GRUPI G

Grupi G mbyllet me fitoren me përmbysje të Manchester City, 3-1 ndaj Sevilla. Megjithatë, ishin andaluzianët që kaluan në Etihad falë Mir (31′). Por në pjesën e dytë formacioni i Guardiola, i sigurt për vendin e parë në shortin për raundin e dytë, dominoi. Fillimisht e djathta nën traversë e të riut Leëis (52′), pastaj në të 73′ Alvarez, autor i asistit në rastin e 1-1, përfundoi përmbysjen. E majta e Mahrezit në zonë, dhjetë minuta më vonë, i shembi përfundimisht spanjollët. Sevilla megjithatë shkon në Europa League me 5 pikë.https://hoafooota.coolvidup.com/embed/DQvMKQEvueNMM

Nga ana tjetër, faza e grupeve e Dortmundit përfundoi me një barazim. Verdhezinjtë nuk shkuan përtej 1-1 në Copenhagen. Pas një pritjeje fantastike të Kobel, mbërriti avantazhi i gjermanëve në pjesën e parë. Thorgan Hazard, i servirur nga Passlack, nuk gaboi brenda zonës. Në minutën e 41-të, megjithatë, danezët vendosën gjithçka në ekuilibër. E djathta e Haraldsson, në asistin e Claesson, nuk i la asnjë shans portierit të Dortmund. Pjesa e dytë nuk pati gola. Kështu, verdhezinjtë përfunduan me 9 pikë, ndaj 3 të danezëve, të vetmit në grup që nuk fituan asnjë ndeshje.

GRUPI H

Juventusi, tashmë i eliminuar nga Champions League, u dorëzua 1-2 në shtëpi ndaj Paris Saint Germain, në ndeshjen e fundit të Grupit H. Por bardhezinjtë përfituan nga disfata e Maccabit ndaj Benfica për të shkuar në Europa League. Bonucci iu përgjigj avantazhit të Mbappe në pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë, zëvendësuesi Mendes dënoi bardhezinjtë me humbjen e pestë në gjashtë ndeshje. Lajmi më i mirë për Allegri ishte 15 minuta në fushë për Federico Chiesa, dhjetë muaj pas dëmtimit. Përfundon kështu rrugëtimi i Juventusit në Champions League, me rezultatin më të keq në histori për pikë. Por edhe me një performancë cilësore, krenarie dhe karakteri. Mbetet, natyrisht, hidhërimi për një fazë në grupe për t’u harruar. Shumë paraqitje nën pritshmëri, mbi të gjitha ato me Benfica në shtëpi dhe Maccabi në Haifa. Ndeshja e mirë kundër parisienëve është megjithatë një shenjë e rëndësishme rritje. E mund të përfaqësojë një trampolinë të mirë për derbin e Italisë të planifikuar për të dielën në mbrëmje.

ÇMENDURI NË HAIFA

Ajo që ndodhi mes Haifas dhe Torinos është sensacionale. Falë golit të Joao Mario në minutën e 92-të, Benfica u rendit e para në grupin H. Në fakt, 6-1 shpërbleu portugezët dhe dënoi izraelitët, jashtë të gjitha garave. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 20 falë goditjes me kokë të Gonçalo Ramos. Gjashtë minuta më vonë izraelitët barazuan me penalltinë e Chery. Pjesa e dytë, megjithatë, ishte perfekte për portugezët. Musa nënshkroi 2-1 në minutën e 59′, ndërsa në të 69′ erdhi goli me goditje dënimi e Grimaldos. Katër minuta më vonë, miqtë shënuan pokerin falë Rafa Silva. Në fund ndodhi e pakuptueshmja në Haifa: në minutat 88′ e 92′ mbërritën golat e Henrique Araujo dhe Joao Mario. Goli i mesfushorit ishte përcaktues, pasi ndryshoi renditjen e grupit. Benfica me 14 pikë, 16 gola të shënuar dhe 7 të pësuar. Numra identikë me ata të PSG-së, ndaj për të bërë diferencën ishin golat e shënuar jashtë fushe. 9 kundër 6 të Messit dhe shokëve të tij, tashmë në vendin e dytë.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E
AC Milan 4-0 FC Salzburg
Chelsea 2-1 Dinamo Zagreb
Champions League Group G
FC Copenhagen 1-1 Borussia Dortmund
Manchester City 3-1 Sevilla
Champions League Group H
Juventus 1-2 Paris Saint-Germain
Maccabi Haifa 1-6 Benfica

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME