Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG triumfon ndaj Juventus: Real e Manchester City ‘padronë’ të Champions

PSG triumfon ndaj Juventus: Real e Manchester City ‘padronë’ të Champions

Mbrëmje e madhe e futbollit europian, me Champions League që shfaq menjëherë emocionet e lojës së bukur, që pa në fushë kampionët në fuqi të Real Madrid, pretendentët e Manchester City e mbi të gjitha përplasjen në Parc des Princes mes PSG e Juventus. Francëzët triumfuan në një ndeshje drithëruese 2-1 përballë bardhezinjve, ndërsa nuk diskutuan rezultatin Real Madrid në shtëpinë e Celtic dhe Manchester City në Sevilla. Ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes…

GRUPI E
Nga rrëzimi i Chelsea në Zagreb nuk përfiton dot Milan, i ndaluar 1-1 në Austri. Kampionët e Italisë e nisën rrugëtimin europian me një barazim kundër Salzburgut në ditën e parë të Grupit E, rezultat që i dha vendin e dytë pas Dinamos së Zagrebit. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë: austriakët në avantazh në minutën e 28-të falë Okaforit, i cili dribloi Kalulu me një tunel dhe mposhti Maignan. Reagimi i kuqezinjve bëri që Saelemaekers të barazonte në minutën e 40-të, pas një kundërsulmi të Leaos. Në pjesën e dytë Fernando i vetëm në shtyllën e largët nuk shënjestroi portën (53′) dhe në minutën e 94 një goditje e Leaos e devijuar nga Bernardo u stampua në shtyllë.

GRUPI F
Pas 90 minutave të para, Shakhtar dhe Real Madrid kryesojnë në grupin F. Në Leipzig, ukrainasit triumfuan 1-4 dhe kaluan në epërsi që në të 16-ën: Shved shënoi, duke përfituar nga çmenduria në hyrje të zonës e portierit Gulacsit, që i la topin ish-lojtarit të Celtic, i cili nuk gaboi. Në pjesën e dytë, loja u ndez menjëherë, sepse gjermanët barazuan në minutën e 57-të me Simakan, që finalizoi me të majtën në zonë pas një asist të Szoboszlait. Por kaluan vetëm dy minuta dhe Shved gjeti dygolëshin dhe rezultati shkoi 2-1 në favor të ekipit mik falë edhe devijimit të Orbas, që mposhti Gulacsin. Më pas, golat e Murdyk dhe Traore mbyllën ndeshjen në favor të ukrainasve: për numrin e golave të shënuar, Shakhtar është i pari përpara Real Madrid.

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/SGt8HOq9s7kbW

Kampionët në fuqi të Europës fituan 3-0 ndaj Celtic, por fitorja i kushtoi rëndë për shkak të dëmtimit të Karim Benzema, i cili doli në minutën e 30 nga fusha. Skocezët trembën të besuarit e Ancelotti me shtyllën e goditur në tentativën e fuqishme të McGregor. Në pjesën e dytë, megjithatë, spanjollët kaluan në epërsi: në minutën e 65-të Valverde shërbeu për Vinicius, që finalizoi një kundërsulm të përsosur me një të djathtë në këndin e ulët. Katër minuta më vonë, “blancos” mbyllën ndeshjen: Modric hyri në zonë dhe pas një përplasje topi të favorshëm mposhti portierin. Vulën e vuri Hazard, i cili në minutën e 77-të përfundoi një aksion të shkëlqyer të Realit.

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/Al4HdGeHN2aor

GRUPI G
Së bashku me Dortmund që fitoi me Copenhagen, në vendin e parë është edhe Manchester City i Erling Haaland, i cili mposhti Sevillan me rezultatin 4-0 në Sanchez-Pizjuan. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20′ dhe sigurisht që shënoi sulmuesi norvegjez: De Bruyne e nxorri të lirë Haaland në qendër dhe ish-sulmuesi i Dortmund fiksoi avantazhin 1-0. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë, me goditjen me të majtën e Fodenit që përfundoi në këndin e ulët, ku portieri nuk mund të arrinte. Në gjysmën e pjesës së dytë, erdhi edhe goli që mbylli ndeshjen: Haaland arriti i pari në topin e grushtuar nga Bonou në goditjen e Fodenit dhe e dërgoi në rrjetë, duke nënshkruar dygolëshin personal dhe 3-0 në favor të City. Në fund, Ruben Dias, në kohën shtesë, firmosi pokerin final, i cili menjëherë i dërgoi anglezët në krye edhe për shkak të diferencës së golave.

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/7Xy5J036FjQob

GRUPI H
Sezoni i Juventusit në Champions League nis me një disfatë. Në turin e parë të Grupit H, skuadra e Allegrit humbet 2-1 përballë PSG. Në Parc des Princes, parisienët morën skenën me një paraqitje të nivelit të lartë, veçanërisht në pjesën e parë. Mbappé ishte protagonisti i madh i mbrëmjes me një dygolësh të shkëlqyer (5 ‘dhe 22′). Francezi zhbllokoi menjëherë ndeshjen me një asist brilant të Neymar, më pas dyfishoi pas një kombinimi spektakolar mes Verrattit dhe Hakimit dhe i shkoi afër trisit në disa raste. Juventus vuajti shumë, por në të dytën me aktivizimin e McKennie, bardhezinjtë ndryshuan ritëm dhe shkurtuan diferencën me amerikanin (53’), ndërsa tentuar të barazonin rezultatin me Vlahovic i ndalur në menyrë spektakolare nga Donnarumma. U përgjigj në të njëjtën mënyrë Perin në goditjen e Neymar në fund të takimit.

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/8UytRS1lyhQrK

Benfica mposhti Maccabi Haifa 2-0, duke lënë izraelitët dhe bardhezinjtë në kuotën 0 pikë. Portugezët kaluan në epërsi në fillim të pjesës së dytë pas një pjese të parë pa ndonjë mundësi të veçantë shënimi: Grimaldo krosoi nga e majta dhe Rafa Silva mundi Cohen në një goditje fluturimthi me të majtën. Kaluan pesë minuta dhe autori i asistit gjeti golin e dytë me një të majtë të shkëlqyer që përfundoi pikërisht në kryqëzimin e shtyllave. Finalja është menaxhim i pastër për Benfikën, e cila kështu ngjitet në 3 pikë së bashku me PSG-në, por përpara Mbappe dhe shokëve të tij duke pasur parasysh diferencën +2 gola ndaj +1 të kampionëve në fuqi të Francës.

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/vaMkQfSQa7W0p

Champions League
Group E
Dinamo Zagreb 1-0 Chelsea
FC Salzburg 1-1 AC Milan
Group F
Celtic 0-3 Real Madrid
RB Leipzig 1-4 Shakhtar Donetsk
Group G
Borussia Dortmund 3-0 FC Copenhagen
Sevilla 0-4 Manchester City
Group H
Benfica 2-0 Maccabi Haifa
Paris Saint-Germain 2-1 Juventus

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME