Fier – Mbetjet urbane të Fierit ngelin në rrugë, punëtorët e inceneratorit bojkotojnë punën: Kemi 5 muaj pa rroga
Rreth 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën paraditen e kësaj të marte duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane të 6 bashkive të Qarkut Fier.
Punëtorët pohojnë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore. Ata pohojnë të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit, Faraudin Arapi kane rezultuar pa sukses.
Ja mesazhi i punëtorëve të inceneratorit në Fier dërguar ALB365
Policia e Fierit ka shkuar tek inceneratori, ka par situatën nga afër dhe pasi ka qëndruar afro 20 minuta është larguar duke u thënë punonjësve grevistë që do të rikthehen përsëri.