AKTUALITETEKONOMIKRYESORE

“Pushimet e pensionistëve fierakë nën hijen e pemëve – bregdeti 20 km larg, por i paarritshëm”. (Video)

Fier – Pensionistët fierakë nuk do të bëjnë pushime verore këtë vit. Arsyeja? Pensioni i ulët që mezi u del për ilaçe, jo më për plazh.

Ky është parku pranë bashkisë së Fierit, aty ku shumë pensionistë po kalojnë ditët e nxehta të verës. Nuk janë në Darrëzezë apo Seman, edhe pse ndodhen vetëm 20 kilometra larg. Ata thonë se pushimet janë një luks i paarritshëm.  “Kam vite pa bërë pushime. Pensioni është qesharak, mezi marr ilaçet.”

Përveç vështirësive ekonomike, ata shprehen se dhe fëmijët kanë familjet e tyre dhe nuk mund t’i ndihmojnë.

“Fëmijët kanë hallet e veta, s’mund të na ndihmojnë. Ne kemi mbetur vetëm.”

Një tjetër thotë se shpërblimet para zgjedhjeve ishin vetëm për të marrë votat, por s’mjaftojnë për të përballuar as një ditë në plazh.

“Na dhanë një lek për vota, jo për pushime.”

Por më i ashpër është një tjetër që shton: “Çfarë pushimesh?! Jam me ilaçe me vete. Ky kryeministër duhet hequr me hir a me pahir.”

Kjo është panorama e pushimeve për shumë të moshuar në Fier – jo në breg, por në park.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button