Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQeveria: Kush mbjell një hektar grurë, merr 300 mijë lekë

Qeveria: Kush mbjell një hektar grurë, merr 300 mijë lekë

Ministrja e Bujqësisës, Frida Krifca ka bërë me dije se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u or vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar.

Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME