Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRacizmi/ Mamaja e Ndojit: “O shqiptar idiot, nuk do bëhesh kurrë grek”

Racizmi/ Mamaja e Ndojit: “O shqiptar idiot, nuk do bëhesh kurrë grek”

Pak ditë më parë, mbrojtësi 19-vjeçar me origjinë nga Shkodra, Andrea Ndoj, zgjodhi të përfaqësonte Greqinë dhe jo Shqipërinë.

Një vendim që bëri shumë zhurmë, madje deri në Athinë ku edhe mediat atje e kanë trajtuar gjerë e gjatë rastin e talentit të Olympiacos.

Në një intervistë dhënë orët e fundit për “Fosoonline”, mamaja e lojtarit, Dora Ndoj shprehet se ndihet e persekutuar si nga shqiptarët, por edhe nga grekët.

Kam 22 vite që punoj në Greqi, i kam bërë të gjitha punët, nga ato të shtëpisë, të shkallëve, hekurosje, kam ndihmuar burrin si punëtor ndërtimi, digjem edhe në zjarr tani.

Dhe të kërcënohem, të mallkohem, të më shajnë me çdo etiketim unë që jam martuar që 15-vjeç, burri im ishte 22-vjeç atëherë, thjesht se djali nuk zgjodhi Shqipërinë?. Pyetini të gjithë se çfarë familje jemi. Me shumë mundim arritëm të blejmë shtëpinë.

Po i dërgojnë shumë mesazhe abuzuese edhe djalit tonë, është shumë i mërzitur. I kishin marrë firmën në një letër në Shqipëri, ai nuk dinte të lexonte mirë shqip, nuk e dinte se po firmoste për të kaluar te Shqipëria.

Fëmija nuk do të luaj te Shqipëria, ai do Greqinë. Në Shqipëri tani e quajnë “tradhtar” dhe në Greqi disa i thonë: “o shqiptar idiot”, nuk do të bëhesh kurrë grek”. Të huaj andej, të huaj këtu. Vazhdoj të qaj me atë që na ka ndodhur në ditët e fundit”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME