Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEBlihet fshati pranë Madridit 260 mijë euro

Blihet fshati pranë Madridit 260 mijë euro

Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar.

Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

Ky fshat ka gjithsej 44 banesa, një bar, një kishë dhe një shkollë. Para 5 vitesh, fshati doli në shitje për 6 milionë euro, por ky çmim zbriti me 95%, deri në 260 000 euro.

Salto de Castro u krijua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën ta braktisnin atë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME