Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËRaffaella Carrà/ Monedha 5 € me fytyrën e ikonës së famshmë të...

Raffaella Carrà/ Monedha 5 € me fytyrën e ikonës së famshmë të televizionit italian

Italia do të emetojë një monedhë me fytyrën e Raffaella Carrà. Një ide e veçantë për t’i bërë homazhe ikonës së padiskutueshme të televizionit italian dhe showgirl-it të njohur dhe të dashur në mbarë botën, që ndërroi jetë një vit më parë.

Një monedhë do të emetohet me fytyrën e Raffaella Carrà. Një ide e veçantë për t’i bërë homazhe ikonës së padiskutueshme të televizionit italian dhe showgirl-it të njohur dhe të dashur në mbarë botën që ndërroi jetë më 5 korrik 2021.

Lajmi u bë i ditur nga Fabio Canino, drejtues radiofonik dhe gjyqtar i programit të suksesshëm “Dancing ëith the Stars”, gjatë prezantimit të librit “RaffaBook”, i fokusuar pikërisht tek figura e shoëgirl-it.

Ende nuk është vendosur nëse do të jetë thjesht monedhë përkujtimore, si ato që vende të veçanta të BE-së mund të lëshojnë me kurs ligjor për të përkujtuar personalitete.

Por fytyra e Carrà do të jetë e pranishme në koleksionin e monedhave bimetalike 5 euro, siç ka ndodhur në të kaluarën me Ennio Morricone, që nuk synohet për qarkullim. Për konfirmim do të duhet të pritet deri në fillim të vitit të ardhshëm kur do të ketë njoftim zyrtar.

Në çdo rast, ky është një homazh i ri për Carrà-n që vjen pas emërtimit të një sheshi në Madrid, atij të bregdetit Bellaria dhe atij të qendrës së prodhimit Rai në Via Teulada.

Edhe gjatë Festivalit të Filmit në Venecia, Carrà është cituar disa herë nga Emanuele Crialese në filmin “The immensity” me Penelope Cruz si protagonist.

Rai, megjithatë, po planifikon edhe diçka tjetër për t’i bërë homazhe ikonës së televizionit. 18 qershorin e ardhshëm, ditën kur Carrà do të kishte mbushur 80 vjeç, një shfaqje e mrekullueshme pritet të transmetohet për nder të saj./ Ora

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME