Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama - Ahmetajt: Do ishte shumë keq për ty nëse do bëja...

Rama – Ahmetajt: Do ishte shumë keq për ty nëse do bëja rolin e gjykatësit!

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama doli në një prononcim për gazetarët. Këta të fundit ndër të tjera e pyetën edhe për një deklaratë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Ky i fundit tha se Edi Rama duhet të bëjë kryeministrin, dhe jo gjyqtarin.

Por Rama i ktheu sot një përgjigje ironike me një mesazh brenda. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.

Arben Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Mesazhi i sotëm i kryeministrit për ish-zv/kryeministrin duket vdekjeprurës për të ardhmen politike dhe penale të Ahmetajt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME