Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë janë regjistruar sot në mbledhjen e KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhje ka nisur sakaq shqyrtimi për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore. Celibashi njoftoi dy kërkesat e dorëzuara pranë KQZ. Një është drëzuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe një ish-kryetari Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa.
“Që të mos kemi asnjë lloj keqkuptimit, ne jemi para shqyrtimit të kërkesës për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor. Përpara KQZ ka dy kërkesa një nga z.Sali Berisha, që thotë kryetar i PD, dhe kërkon regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor. Kemi edhe një kërkesë tjetër nga z.Lulzim Basha, përmes përfaqësueit të tij. Aty kërkohet regjistrimi i PD. Pra, jemi në procesin e shqyrtimit të kërkesës për të regjistruar PD si subjekt zgjedhor.
Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga grupi i Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë. Kështu ai nuk ka regjistruar PD në zgjedhje. Ai i ka dhënë 48 orë kohë Lulzim Bashës, që figuron kryetar sipas regjistrimit të partisë në gjykatë, që të plotësojë dokumentacionin.
“Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit të jenë të qarta. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të.
Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa dhe të tjerët, vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit Zgjedhor duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do të thotë që kush e lëshon autorizimin të jetë i qartë. Kush e lëshon të jetë i qartë dhe veprimet që lëshon i autorizuari të jenë të qarta. Ndaj ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara”,– tha Celibashi.