Petrit Vasili – Asgjesimi i pushtetit lokal, rrembimi i ujesjellsave nga Rama dhe kryetaret e poshteruar!!
Rama i rrembeu Pushtetit Lokal ujesjellsat dhe i perqendroi ne doren e .
Trajtimi i Pushtetit Lokal si nje lecke kepucesh eshte flagrant.
Qeveria si kryehajdute e certifikuar dhe si nje mekanizem super i korruptuar rrembeu ujesjellsat, qe ti kete ne nje dore e te grabise me kollaj gjithshka.
Reforma teritoriale e vitit 2015 u varros perfundimisht dhe u shkel me kembe.
Pushteti lokal u zhvesh nga funksionet, u atrofizua dhe ne te kundert te decentralizimit ju rrembyen edhe ato kompetenca, qe kishte.
Ç’dreq Pushtet Lokal eshte ky kur nuk administron dot as ujin e pijshem?
Ky Pushtet Lokal eshte thjesht nje shperndares banal rrogash per militantet e punesuar dhe per ti leshuar rrugeve, kur ka fushata zgjedhore.
Ky Pushtet Lokal vetem shton mijra punesime, shume me shume se para reformes se vitit 2015 kur ishin 19 625 te punesuar dhe sot jane gati dyfishi rreth 35 mije dhe kjo ushtri te punesuarish nuk administron dot as ujesjellsat e Bashkive te tyre.
Pas kaq vitesh ne pushtet deshtimi total te Rames dhe rilindjes, ato sot centralizojne ne menyre mafioze edhe ujesjellsat duke i vene vulen hajduterise ne çdo nivel.
Çdo vend normal shkon drejt decentralizimit si nje proces pa kthim dhe ne te mire e sa me afer qytetareve, ndersa ne pushtetin e Rames ndodh e kunderta.
Qeveria e Rames, qe ka cuar Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per korrupsionin, ben pre te oreksit te saj te pangopur edhe ujesjellsat.
Perfundimisht Shqiperia nuk ka pushtet lokal.
Keta Kryetare Bashkie rilindas ne 60 bashki, qe nuk reagojne kur i poshterojne ne kete fare feje, jane thjesht ca lengaraqë politike te perdhunuar nga Rama qe pranojne cdo gje per nje cope karrige.
Agjencia e Ujesjelles Kanalizimeve dhe mbeturinave ka bere tendera per ujesjellsa me miliona euro pa i pasur fare parate ne dispozicion.
Nga rreth 60 milion dollare fond investimesh qe ka pasur per periudhen 2019 – 2021 rilindja ne Agjensine Ujesjellsave,Kanalizimeve dhe Mbeturinave ka prokuruar me shume se 160 milion dollare ne 107 procedura tenderash.
Jane te palikujduara mbi dhjetra milion dollare dhe ne teresine e tij ky borxh eshte edhe me i larte.
Dhjetra kompani, qe kane fituar tenderat per ujesjellsa neper Bashkite e vendit nuk kane marre asnje lek qe nga viti 2019.
Ne se kompanite do te hidhnin ne gjyq Bashkite, qe nuk ju kane dhene parate ata do ti fitonin gjyqet lehtesisht.
Per pasoje do te bllokoheshin nga Permbarimi llogarite e Bashkive duke futur ne kolaps te gjithe pushtetin vendor.
Kjo Piramide financiare kriminale eshte nje atentat mafioz shume i rende ndaj interesit publik, financave publike dhe qindra mijra shqiptareve taksapagues.
Ndaj SPAK duhet filloje urgjent hetimin per kete skandal kaq te rende dhe te dimensioneve kaq te medha!
Pushteti Lokal na la! Ndjese paste!!
Kryetaret e Bashkive le te vazhdojne te vegjetojne neper zyra te shkelur e perdhunuar nga Rama, si te mjere qe jane.
Sa turp!
Rama ju la Kryetareve te Bashkive çelesat e kashtes e i poshteroi dhe ata nuk guxojne as te hapin gojen nga frika.