Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSuper prodhime bujqësore në Darrëzezë, fermerët abandonohen nga qeveria

Super prodhime bujqësore në Darrëzezë, fermerët abandonohen nga qeveria

Fier – Fermerët e Darrëzezës kanë super prodhim, politika qeverisëse nuk ka, subvencione nuk ka. Fermeri i prodhimit të drithërave: Grosistët bëjnë lojë me çmimet

Ky vit kalendarit ka prodhime të mbara për fermerët e Darrëzezës por mungesa e politikave të qeverisë mungesa e tregjeve, loja me çmimet ka bërë që ata të shkojnë drejt falimentimit, do bojkotojnë punimin e tokave, fëmijët do u shkojnë në emigracion ndërkohë që vet më mirë do i djegin prodhimet në arë.


Kështu pohojnë fermerët e zonës e kjo për shkak se edhe pse i shesin në ttreg nga mëngjesi në mbrëmje ata nuk nxjerrin as kostot e prodhimit të tyre

Një natë më parë Balla nga festa e grurit e zhvilluar në Pojan pohoi se ka prodhim të mbarë të grurit dhe ai do të shitet e gjithë me çmim të lartë

Nga ana tjetër fermeri i prodhimit të drithërave në këtë zonë Sokrat Tafa ka pohuar se edhe në kulturat elb, tërshërë, grurë prodhimi është i mbarë por loja e pistë që bëjnë grosistët i çon ata në falimentim.


Katër ditë para se të niste korrja e drithërave , pohon Tafa, çmimi i një kuintali tërshërë ishte 70 mijë lekë kuintali ndërsa tani që nisi korrja cmimi ra në 40 mijë lekë kuintali. Grosistët dua të na i blejnë lirë për ta shitur disa muaj më pas me dyfishin e çmimit , ktu shteti duhet të ndërhyjë.

Të ndodhur në kushte të tilla fermerët pohojnë se më mirë e mbajnë drithin në magazinat e tyre ndërsa prodhimet e kulturave tët jera do i djegin në arë si shenjë prpoteste ndaj qeverisë që nuk i mbështet me politika, tregje e subvenccione/ ALB365/XHB

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME