Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRama: Gledis Nanos i kërkova dorëheqjen, por ai ma drodhi

Rama: Gledis Nanos i kërkova dorëheqjen, por ai ma drodhi

Kryeministri Edi Rama është pyetur për çështjen e largimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Rama tha se ishte ai që i kishte kërkuar dorëheqjen dhe ai fillimisht ia kishte konfirmuar.

“Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. E para një herë që ai ma kishte konfirmuar mua dorëheqjen. Iu kërkua dorëheqja sepse situata e kohës së fundit ishte problematike. Kjo kërkonte një ndryshim të lidershipit të saj në krye të policisë së shtetit” – tha Rama.

Ai mohoi të kishte dijeni për takimin e Gledis Nanos me policin Jeton Lami.

“Ka pastur të dhëna për Ervis Martinajn. E pavërtetë. Kishte të dhëna sensitive për zyrtarë të qeverisë? Të gjitha janë legjenda urbane. Nuk kam informacion për to.

Nuk i është vënë në dyshim as përkushtimi dhe përpjekja, por rezultati. Në nisëm të shihnim simptoma që policia e shtetit është shkëputur. Rishfaqja e parcela me kanabis, shfaqja e duarve të policëve për ryshfet, mungesa e disiplinimit në disa raste në bregdet.

Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkundje” – tha Rama në “Opinion”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME