Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama me kryebashkiakët në Durrës. Kush do rikonfirmohet për garën lokale?

Rama me kryebashkiakët në Durrës. Kush do rikonfirmohet për garën lokale?

Pas takimit në Pogradec që u mbajt në korrik, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë më 7 dhe 8 tetor në Durrës, kryetarët e bashkive socialiste. Zgjedhjet lokale mund të mbahen më 14 maj 2023, dhe puna për kandidatët ka nisur.

Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve. Erion Veliaj kërkon një mandat të tretë. Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat. Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e kryetarëve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen.

Pritet që të rikandidojë sërish edhe Elton Arbana në Shijak, ku është vlerësuar puna me rindërtimet pas tërmetit. Rama pritet që të konfirmojë edhe Rahim Spahiu në krye të Dibrës.

Por ka edhe kryebashkiakë që kanë marrë dritën e kuqe publikisht që nuk do t’i besohet një tjetër mandat. I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me Ramën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME