Thursday, February 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolici i burgjeve pagoi 3500 €‎ për të eliminuar 2 të dënuar

Polici i burgjeve pagoi 3500 €‎ për të eliminuar 2 të dënuar

Dalin detaje të reja nga dosja e policisë së Durrësit që çoi në pranga një rrjet kriminal të akuzuar për disa ngjarje të rënda në Durrës dhe Tiranë. 15 persona u vunë në pranga ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë.

Sipas detajeve ata ishin përfshirë në një sërë vrasjesh me pagesë dhe eliminimesh. Në pranga ka rënë edhe një Flamur Bejko, punonjës i policisë së burgjeve. Ai akuzohet se ka paguar për vrasjen e 2 personave të identifikuar me inicialet S.Z dhe I.H.

Pikënisja e hetimeve ishte dëshmia e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Ata u morën peng disa net më parë në autostradën Durrës – Tiranë. Rastësia që përballë doli një patrullë policie shpëtoi 2 vëllezërit. Pasi pengmarrësit u larguan me shpejtësi, Indriti dhe Gentiani pranuan të rrëfenin gjithçka për policinë.

Kështu vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht me shumën 3500 euro nga polici i burgjeve. Ata kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje që do të kishte pasoja fatale. Ata kanë siguruar 4 kg eksploziv për hedhjen në erë të një ndërtese në Durrës si dhe një armë zjarri automatik. Sipas të njëjtave burime, shënjestra e tyre, S.Z dhe I.H janë të dy të dënuar për çështje droge.

Flamur Bejko ka qenë gardian në burgun e Durrësit. Ai fuste drogën në ambientet e burgut për llogari të dy të dënuarve. Mësohet se këta nuk i kanë dhënë lekët e futjes të drogës në burg dhe kur kanë dalë jashtë ai ka vijuar t’u kërkojë paratë.

Dy të dënuarit e kanë dhunuar fizikisht gardianin. Për këtë shkak ai ka dashur të hakmerret duke kontraktuar vrasës me pagesë për ekzekutimin e S.Z dhe I.H. Arma dhe paratë janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME