Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRama në përgjime me grupet kriminale, çfarë paralajmëroi Meta

Rama në përgjime me grupet kriminale, çfarë paralajmëroi Meta

Edi Rama është kapur në përgjime me grupet kriminale në vend. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë lidhjes live në edicionin e lajmeve në Syri Tv paralajmëroi zhvillime intensive muajt e ardhshëm. 

Meta u shpreh se do të kemi një pranverë shumë më të hershme. Syri.net mëson nga burime të besueshme se dosjet e fundit që po heton policia dhe prokuroria, del se Edi Rama komunikon me të inkriminuar, duke provuar se është peng i tyre.

Personazhet me të cilët komunikon kryeministri janë me precedentë të rëndë penalë dhe të përfshirë në vepra kriminale, ndërsa ka edhe video të Ramës me anëtarë të bandave kriminale.

Kujtojmë që kryeministri ka përdorur vazhdimisht segmentet e krimit për vota, ndërsa tashmë janë kriminelët ata të cilët shantazhojnë kreun e qeverisë. 

Hetimet janë në zhvillim dhe priten detaje tronditëse në ditët në vijim se si kryeministri është marrë peng nga grupet kriminale. Syri.net

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME