Fier – Kryeministri Edi Rama për mbi dhjetë orë ka qënë “mysafir” i fierakeve duke nisur takimet e vizitat jo vetëm me antarë e simpatizantë të PS por dhe me banorët të zonave të ndryshme. Nga Fieri në zonën e Frakullës më pas në Darrëzezë e duke përfunduar takimet me atë madhështor në qendër të Fierit ku sheshi ishte i tejmbushur.
Rama ka folur shumë qartë për këdo që ka sy të shikojë e vesh për të dësgjuar jo vetëm për opozitën por edhe për ato segmente të caktuara brenda forcës politike të PS kur pohoi ndër të tjera se Armando Subashi të vazhdojë punën i qetë, që la të kuptohej se “i preu biletën” për mandatin e tretë të kandidimit për kreun e bashkisë së “Kryeqytetit të Socialistëve”, Fierin.
Ndër të tjera kryesocialisti Rama ka folur qart kur ka pohuar për hiena, jo vetëm për ato të opozitës por edhe ato segmente të caktuara brenda forcës politike që bëjnë gjueti shtrigat e luftë brrylash, merreni si të doni por në të njëjtin vend të çojnë, që la të nënkuptohej se ata që nuk korrigjojnë “shënjestrën” do u tregihet vendi. Jemi një skuadër dhe duhet të fitojmë sepse kemi bërë dhe kemi projekte ende për të bërë, ka pohuar AI.
Rama para se të vinte në takimin e orës 17 në qëndër të qytetit ka pushuar e drekuar në një kompleks agroturizmi në Darrëzezë ku ka preferuar që të ulet në një shtëpizë veç stafit dhe grupit që e shoqronte, momente relaksi. Burime informacioni pohuan se Rama ka qënë nën shoqërinë e Armando Subashit, Taulant Ballës dhe ministres që e shoqëronte ndërkohë që për të ngrënë nuk ka pasur ndonjëpreferencë të veçantë por gatimet tradicionale bio të zonës.
“E patë ca ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në të televizor. Si mundet të përdhunohet një i vdekur dhe si mund të bëhet kjo në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte. Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Hienave brenda dhe jasht do u tregojmë vendin. Si një instrument politike si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt. I interesojnë shqiptareve që votojnë kundër nesh dhe PS, nuk ka sesi ti interesojë”, ka thënë Rama.
“Na tregojnë se në kaq pak vite, në krahasim me kaq shumë probleme të trashëguara, pamë që mund t’ja dalim bashkërisht. Sot kemi ende toka të papunuara, por s’duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore. Ndaj i kam kërkuar deputetëve të ulen bashkë me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë një normë ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë dhe të rrijë rehat e të thotë “s’ta jap me qira, s’ja jap kujt ta punojë se dua ta rrethoj e ta mbaj me plehra. Këtë se lejon asnjë vend, se toka aq sa është e jotja, private, aq është dhe pasuri publike. S’mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë”, ka thënë më tej kryeministri./ ALB365