Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama: Pas 14 majit, Berisha-Meta do thonë “na vodhën zgjedhjet”

Rama: Pas 14 majit, Berisha-Meta do thonë “na vodhën zgjedhjet”

Kryeministri Edi Rama nga Mirdita bëri një krahasim mes tij dhe dyshes Berisha-Meta, ku nuk i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij. Kreu i qeverisë është i bindur për humbjen e dyshes Meta-Berisha, duke thënë se do të justifikohen “se iu vodhën zgjedhjet”.

“Thonin Rama ik, ik Luli! Do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të thonë i vodhi, çohuni, Rama ik, po këtë herë do ikin ata përfundimisht.

Luli iku po është rehat se është në gjumë, këta nuk do ikin të flenë, këta nuk flenë dot, kanë hesape të tjera, drejtësia vonon po nuk harron, drejtësia ka vonuar sa s’ka më”, shtoi kryeministri.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke thurur lavde për kandidatin socialist, Ndrec Dodën duke e konsideruar si “Shalqi me 7 prova”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME