Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha në Berat: Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores

Berisha në Berat: Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores

Këtë të dielë në takimin e zhvilluar me banorë të Beratit, ku u prezantua kandidati koalicionit “Bashkë fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Zija Ismaili, Sali Berisha theksoi se “ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, më 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota për veten e tyre, në bindjen time më absolute, është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë”.

Berisha theksoi se nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit.

“Është për ju ajo votë është për qytetarin, ajo votë sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama”, theksoi Berisha.

Berisha u shpreh se vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin dhe liritë. “Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME