Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTADyshime për tradhti/ Shqiptari vret italianin, por gabimisht edhe vajzën e tij

Dyshime për tradhti/ Shqiptari vret italianin, por gabimisht edhe vajzën e tij

Itali – Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torremaggiore të Foggias të Italisë. Një 51-vjeçar italian i identifikuar si Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare shqiptare, Xhesika Malaj humbën jetën të goditur me thikë.

Autori babai i vajzës së re, 45-vjeçari Taulant Malaj me profesion bukëpjekës i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit të dyshuar e cila është e shtruar në një spital në Foggia.

Por si ndodhi historia. Prej kohësh shqiptari Taulant malaj dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me italianin Massimo de Santis. Rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës shqiptari është përballur me italianin në shkallët e pallatit dhe pas një përplasjeje verbale e ka qëlluar me një thikë buke duke e lënë të vdekur në vend. Pas kësaj shqiptari ka hyrë në shtëpinë e tij ku është përplasur me bashkëshorten të cilën e ka goditur gjithashtu me thikë.

Në një moment ka ndërhyrë vajza 16-vjeçare e çiftit me qëllim që të ndante sherrin, por është goditur me thikë nga babai i saj duke mbetur e vdekur në vend. Pas kësaj shqiptari ka filmuar të gjithë skenën duke menduar se bashkëshortja e tij kishte vdekur.

Ai e ka postuar videon e tmerrshme në rrjetet sociale. Pas kësaj ai është larguar nga banesa duke u endur nëpër lagje bashkë me djalin 5-vjeçar. Ishte gruaja që lajmëroi policinë dhe arrestoi 45-vjeçarin shqiptar. Atij i kanë gjetur edhe armën e vrasjes, një thikë kuzhine. ©LAPSI.al

Le due vittime di Torremaggiore: Jessica Malaj e Massimo De Santis
Viktimat Massimo De Santis dhe Xhesika Malaj
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME